Theret me thikë një 19 vjeçar afër shkollës në Prishtinë

Një 19 vjeçar është therur me thikë sot rreth orës 13:00 në afërsi të shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe  janë përleshur në mes veti me ç‘rast viktima 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci për KALLXO.com.

Ai shtoi se të dyshuarit për këtë rast, të cilët janë të njoftuar për policinë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Borovci shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar.