Presidenti Thaçi Foto: KALLXO.com

Thaçi: Barazia Gjinore të Jetë e Pacenueshme

Në fjalën e tij në konferencën ku po flitet për llogaridhënie të institucioneve në lidhje me zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, Presidenti Hashim Thaçi tregoi si duhet të jetë shteti i Kosovës.

“Kosova të ndërtohet si shtet ku barazia gjinore është e pacenueshme”, porositi Thaçi.

Ai tregoi se është obligim i qytetarëve dhe institucioneve ekzekutive, legjislative e gjyqësore që ta bëjnë zbatimin  e Ligjit për Barazi Gjinore si vlerë themelore të demokracisë.

Thaçi deklaroi se punësimi i barabartë në institucione mbërrihet vetëm kur 50 për qind e të punësuarve të jenë të një gjinie, e 50 për qind të gjinisë tjetër.

Gratë, sipas Institutit GAP janë të pranishme me vetëm 15 për qind në Bordet e Ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura.

http://kallxo.com/gap-pak-pozita-drejtuese-per-grate/

“Drejtësia në Kosovë” në nëntor tregoi se edhe prokurorët e gjyqtarët në shumicën e rasteve nuk e ndajnë pasurinë e tyre me gratë pas martesës, ashtu si obligohen me ligj.

‘Burrat e Ligjit’ Ende nuk e Ndajnë Pasurinë me Gratë e tyre

Edhe të premten “Drejtësia në Kosovë” hulumtimin e saj ua kushtoi grave viktima të dhunës në familje, jeta e të cilave vështirësohet edhe nga mungesa e pronës.