Foto: ZKM

Kurti u takua me përfaqësuesen e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Marta Onorato

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me drejtoreshën rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Në këtë takim u bisedua mbi rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit për programet e projektet që targetojnë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Në njoftim thuhet se Kurti e vlerësoi rolin e kontributin e Institutit në avancimin e reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen.

“Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit”- thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërsa, sipas njoftimit, Onorato vlerësoi Qeverinë për masën e pjesëmarrjes dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore.