![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/06/Donald-Trump-Vladimir-Putin-foto-REL-AFP-e1530121624197.jpg)
Donald Trump dhe Vladimir Putin - Foto: REL/AFP
Të enjten shpallet data dhe vendi i takimit Trump-Putin
27.6.2018 - 19:47
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u pajtuan për datën dhe vendin e takimit të presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, tha një ndihmës i Kremlinit.
Duke folur pasi Putin takoi këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, në Kremlin, Yury Ushakov tha se data dhe vendi do të shpallen të enjten.
Takimi – i pari i plotë midis dy presidentëve prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit 2017 – do të mbahet në një vend të tretë që është i përshtatshëm për të dyja palët, tha Ushakov.
Ai tha se nevojiten edhe disa javë për përgatitjet.
Në fillim të takimit me Boltonin, Putin tha se vizita e tij në Moskë jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Rusisë. (REL)