Sot Protestë për Rastin "Kumanova"

Disa javë pas dënimit në rastin “Kumanova” të shtatë shqiptarëve me burgim të përjetshëm dhe të dënimit me 746 vjet burgim të të tjerëve, sot organizohet protestë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë. Protesta do të mbahet para Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe fillon në ora 14:00.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.