Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Sot nisin patrullimet e përbashkëta të policive të Kosovës dhe Shqipërisë

Sot do të fillojnë patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Më datë 01.07.2018, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta”, njofton Policia.

Fillimit të patrullimeve të përbashkëta, siç bëhet e ditur, do t’i paraprijë takimi, i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policorë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit./21Media