Pamje nga bregdeti shqiptar | Foto: RTV 21

Masat policore për një sezon të sigurt në bregdetin shqiptar - VIDEO

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt dhe të qetë për pushuesit, apo turistët vendas e të huaj. Për të përballuar fluksin e madh të pushuesve, të gjitha shërbimet e Policisë, janë prezent në rrugë, plazhe dhe në det me qëllim koordinimin e veprimeve për të garantuar siguri dhe qetësi, si dhe për t’u ardhur në ndihmë në kohë, qytetarëve në nevojë.

VID-20190722-WA0001

Lezhë-Shëngjin/Masat policore për një sezon të sigurt, në bashkëpunim edhe me policinë e KosovësShërbimet e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt dhe të qetë për pushuesit, apo turistët vendas e të huaj. Për të përballuar fluksin e madh të pushuesve, të gjitha shërbimet e Policisë, janë prezent në rrugë, plazhe dhe në det me qëllim koordinimin e veprimeve për të garantuar siguri dhe qetësi, si dhe për t’u ardhur në ndihmë në kohë, qytetarëve në nevojë.Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, Altin Mena u shpreh se “si çdo sezon veror, edhe këtë sezon Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu në shërbim të Policisë lokale kanë ardhur dhe grupet e FNSH-së. Të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit janë në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Qarkun e Lezhës”.Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme nënvizoi se “si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”! Në bazë të marrëveshjes, Policia e Kosovës është prezent në Shqipëri me patrulla të saj, gjatë verës. “Jemi zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kemi ardhur në Shqipëri, të bashkëpunojmë sikur është kontrata mes dy shteteve, kështu që do mundohemi të bëjmë disa bashkëpunime të mira, për tu ardhur në ndihmë sipas rregullave të Qarkullimit Rrugor. Do t'i ndihmojmë kolegët shqiptarë për rregullimin e trafikut, pasi ky është një fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë si turistë. Besoj që kemi për të kaluar mirë, ju përshëndes për mikpritjen që na keni bërë”, pohoi Bejtush Alshiqi, nga Njësia e Kontrollit të Autostradave në Kosovë. Edhe Policia Kufitare ka shtuar patrullimet. “Jemi në një patrullim të zakonshëm në vijën bregdetare të Lezhës, mbulojmë zonën e Ranës së Hedhun, qytetin e Shëngjinit dhe zonën e Tales. Jemi këtu për garantimin e qetësisë së pushuesve dhe për tu ardhur në ndihmë pushuesve në rast se ata kanë nevojë, si dhe për kontrollin e mjeteve lundruese që të mos përbëjnë rrezik në zonat e plazheve. Kemi një bashkëpunim të mirë me Policinë e Rendit dhe patrullat tokësore, për koordinimin e veprimeve tokë – det, për tu ardhur në ndihmë sa më shpejt dhe më saktë, për çdo problematikë që mund të ndodhë, të jemi aty në moment”, nënvizoi punonjësi i Policisë Kufitare Oltion Leka.Policia e Shëngjinit mbulon një zonë me trafik të lartë lëvizje dhe numër të lartë pushuesish në këto muaj. “Jemi Patrulla e Policisë në Stacionin e Policisë Shëngjin. Gjatë orëve para të mëngjesit kalojmë në mbështetje të Policisë Rrugore për arsyen e sistemimit të trafikut në qytet dhe pastaj në orët në vazhdim patrullojmë të gjithë sektorët e plazhit dhe marrim kontakt me pushuesit për problemin që mund të kenë”, tha Pal Bushgjokaj, oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Stacionin e Policisë Shëngjin.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 22 juillet 2019

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, Altin Mena u shpreh se: “Si çdo sezon veror, edhe këtë sezon Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu në shërbim të Policisë lokale kanë ardhur dhe grupet e FNSH-së. Të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit janë në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Qarkun e Lezhës”.

Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme nënvizoi se: “Si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”.

Në bazë të marrëveshjes, Policia e Kosovës është prezent në Shqipëri me patrulla të saj, gjatë verës.

“Jemi zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kemi ardhur në Shqipëri, të bashkëpunojmë sikur është kontrata mes dy shteteve, kështu që do mundohemi të bëjmë disa bashkëpunime të mira, për tu ardhur në ndihmë sipas rregullave të Qarkullimit Rrugor. Do t’i ndihmojmë kolegët shqiptarë për rregullimin e trafikut, pasi ky është një fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë si turistë. Besoj që kemi për të kaluar mirë, ju përshëndes për mikpritjen që na keni bërë”, pohoi Bejtush Alshiqi, nga Njësia e Kontrollit të Autostradave në Kosovë.

Edhe Policia Kufitare ka shtuar patrullimet. “Jemi në një patrullim të zakonshëm në vijën bregdetare të Lezhës, mbulojmë zonën e Ranës së Hedhun, qytetin e Shëngjinit dhe zonën e Tales. Jemi këtu për garantimin e qetësisë së pushuesve dhe për tu ardhur në ndihmë pushuesve në rast se ata kanë nevojë, si dhe për kontrollin e mjeteve lundruese që të mos përbëjnë rrezik në zonat e plazheve. Kemi një bashkëpunim të mirë me Policinë e Rendit dhe patrullat tokësore, për koordinimin e veprimeve tokë – det, për tu ardhur në ndihmë sa më shpejt dhe më saktë, për çdo problematikë që mund të ndodhë, të jemi aty në moment”, nënvizoi punonjësi i Policisë Kufitare Oltion Leka.

Policia e Shëngjinit mbulon një zonë me trafik të lartë lëvizje dhe numër të lartë pushuesish në këto muaj.

“Jemi Patrulla e Policisë në Stacionin e Policisë Shëngjin. Gjatë orëve para të mëngjesit kalojmë në mbështetje të Policisë Rrugore për arsyen e sistemimit të trafikut në qytet dhe pastaj në orët në vazhdim patrullojmë të gjithë sektorët e plazhit dhe marrim kontakt me pushuesit për problemin që mund të kenë”, tha Pal Bushgjokaj, oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Stacionin e Policisë Shëngjin.