Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Skenari i Ramush Haradinajt për Demarkacionin pas 11 Qershorit

“Projekti i deritashëm për demarkacionin ka zgjatë shumë, tema është jo aq e vështirë, komisioni i ri i Kosovës do ta trajtoj në tersi ne mendojmë që versioni për me gjet kufiri është në qafë të Çakorrit, do të kemi ri negocim me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se do të mundohet të bëjë një zgjidhje me të gjithë duke përfshirë edhe komisionet për kufirin.

“Deri më tani kemi zgjedh shumë tema kam bindjen e plotë se do ta gjejmë një zgjidhje bashkë. Është një qeveri e re e dimë ku është kufiri të gjeturat i dimë, jemi të sigurt që versioni i drejtë është në qafë të Çakorrit”, tha ai.

Në intervistë Haradinaj u pyet edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se puna e asociacionit është zgjedhur në gjykatë kushtetuese.

“E ka zgjedh këtë punë gjykata kushtetuese e ka anulu marrëveshjen paraprake ajo nuk vlen më, sepse nuk është në harmoni me kushtetutën e vendit. Atë që e ka paraparë kushtetuta një asociacion komunash ka vetëm rol koordinues. Na jemi vend sovran kemi kushtetutë”, shtoi ai.

#DebatPernime në transmetimin e parë ka paraparë një debat mes kandidatëve për kryeministër Ramush Haradinajt, Albin Kurtit dhe Avdullah Hoti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ishte Haradinaj ai që nuk dëshironte të debatonte me kandidatët kundërshtar.