FOTO KUVENDI I KOSOVES

Shumë pyetje mbesin pa përgjigje në Kuvend

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, disa deputet kanë drejtuar pyetje karshi kryeministrit dhe ministrave, por shumica prej tyre nuk kanë mundur të marrin përgjigje shkaku i mungesës së ministrave.

Deputetët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi, Drita Millaku, Albulena Haxhiu Glauk Konjufa kanë dështuar të marrin përgjigje nga ministrat madje disa nga ta nuk i kanë parashtruar pyetjet fare.

Sami Kurteshi tha se nga janari nuk ka marr përgjigje nga qeveria.

“I kam dy pyetje që i kam shtruar qysh në janar dhe nuk përgjigjet qeveria. Për këtë seancë kryeministri bashkë me ministrat e kanë ditë që kjo seancë është edhe nuk janë këtu”, tha ai.

E Albulena Haxhiu tha se ka rreth 4 muaj që bëtë pyete ndaj ministrit Abelard Tahiri dhe se nuk ka përgjigje kurse pyetje për ministrin Tahiri kishte edhe Doruntinë Maloku e Salih Zyba.

“Ka kohë që kam parashtruar pyetjen qe 4 muaj dhe nuk kam marr përgjigje. Kjo është problem se është kthyer në normalitet mungesa e deputetëve”, tha Haxhiu.

Drita Millaku, e Glauk Konjufca nuk i kanë bërë pyetjet fare.

Millaku tha se pyetjet saj do t’i shtyj për seancën e ardhshme.

“Me qenë se dy çështje të cilat i kam adresu asnjëri nga ministrat nuk janë prezent do t`i barti për seancën e ardhshme”, tha Millaku.

Edhe Korab Sejdiu i cili kishte pyetje për ministrat Uran Ismajli dhe Pal Lekajn nuk i shtroi pyetjen pasi ministrat nuk ishin prezent.

‘Duke pas parasysh që nuk janë këtu ministrat nuk pe shoh të arsyeshme me bo pyetjen”, tha Sejdiu.

Pyetje për ministrin e Shëndetësisë kishte edhe Besa Baftiu dhe Bekim Haxhiu por që nuk marën përgjigje.

Armend Zemaj shtroi pyetje për kryeministrin dhe ministrin Ekrem Mustafa por as ata nuk ishin të pranishëm në seancë. Edhe Doruntinë Maloku e Dardan Sejdiu kishin pyetje për ministrin Ekrem Mustafa, ndërsa Mexhide Mjaku Topalli, Albulena Haxhiu, Arbër Rexhaj Shqipe Pantina e Avdullah Hoti kishin pyetje për kryeministrin.

Për Behxhet Pacollin kishte pyetje Aida Dërguti e cila e barti për seancën e radhës në mungesë të Pacollit.

Driton Selmajan i revoltuar e largoi pyetjen e tij duke thënë se kjo qeveri nuk meriton as pyetje.

“Kemi dal prej rrjedhës normale të punimeve Kuvendit dhe pyetjet po vonohen për muaj të tërë dhe kur po vjen pyetja kryeministri nuk është këtu. Unë kam ardh në përfundim që kjo qeveri nuk meriton as pyetje me i bo. Mos e bartni pyetjen për seancën e radhës por tërhiqeni krejt”, tha Selamanaj.

Ndërsa Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit i cili e drejtonte seancën tha se toleranca e deputetëve ndaj qeverisë është shumë e madhe.

“Ne mundemi t’i marrim masat ndaj qeveris ata ndaj neve jo dhe qeveria renditet në secilën karrigë. Me deklarata s’po marrin vesh përveç disave që janë të ndërgjegjshëm”, tha Haliti.

Vetëm 4 ministra të qeverisë Haradinaj ishin prezent gjatë kohës për pyetje parlamentare: Shyqyri Bytyqi Ministër i Arsimit i cili u përgjigj në disa pyetje të deputetëve Bekim Haxhiu Shemsi Syla dhe Ismaj Kurteshi, Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi, u përgjigj në pyetjen e deputetes Drita Millaku, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala i cili u përgjigj në pyetjen e Ganimete Musliut dhe Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Skënder Reçica i cili u përgjigj në pyetjet e deputetëve Avdullah Hoti, Mexhide Mjaku Topalli, Luljeta Gutaj Veseli dhe Ganimete Musliu.