Komuna e Shtimes

Shtime, kanosje për borxh

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme njësia policore ka shoqëruar dy burra të cilët pas një mosmarrëveshje kanë kanosur njëri tjetrin lidhur më një borxh të mëhershëm.

“Janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.