Patrick Cutrone shënoi golin e vetëm në ndeshjen Shkëndija- Milan - Foto: Facebook

Shkëndija Mposhtet edhe si Vendase

Futbollistët e Shkëndijës kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për fazën grupore të Europa Ligës, para shikuesve të vet nga Milan me rezultat 1:0.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitore të “rossonerëve” prej 6:0, dhe me rezultat të përgjithshëm prej 7:0 ata shkojnë në fazën tjetër të garave evropiane.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë nga Cutrone në minutën 13.

Shkëndija u përpoq që të barazonte rezultatin në pjesën e dytë, por sulmet e tyre përfunduan pa rezultate konkrete. /21Media