FC Prishtina - Foto: Facebook

Prishtina Humb 5-0 në Sfidën e Parë në Europa Ligë

Prishtina u mposht me rezultat 5 me 0 nga skuadra nikoqire, Norrkoeping, nga Suedia.

Ekipi suedez të pesë golat i shënoi në pjesën e parë të lojës.

Golashënues ishin: David Moberg Karlsson minuta ’11, Sebastian Andersson (’25), Niclas Eliasson (’26), Kalle Holmberg (’31 dhe ’40).

Kjo është loja e parë e FC Prishtina në kuadër të një gare zyrtare europiane.

Ndërsa, të martën, ekipi kampion i Kosovës në futboll, Trepça ’89, e nisi po ashtu me humbje pjesëmarrjen në garën e kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

http://kallxo.com/trepca-89-e-nis-me-humbje-garen-ne-ligen-e-kampioneve/