Shënohet Java Ndërkombëtare e Personave të Shurdhër

Shoqata e të Shurdhëve në Prishtinë shënoi ditën dhe javën ndërkombëtare të personave të shurdhër.

Çdo vit, nga data 23-30 Shtator shënohet java ndërkombëtare e personave të shurdhër, ku brenda një jave bëhet avokimi global për të rritur ndërgjegjësimin për Komunitetin e shurdhër, gjuhën e shenjave dhe të drejtat e personave të shurdhër.

Në këto ditë, ky Komunitet tenton të promovojë gjuhën e shenjave si parakusht kritik drejt realizimit të plotë të të drejtave të njeriut për personat e shurdhër.

Në këtë ngjarje morri pjesë edhe Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Mirëqenies Sociale e cila me Koordinatorin për Projekte dhe Aktivitete z. Premtim Fazliu, i cili në fjalën e tij të rastit shprehu vullnetin dhe interesimin e Drejtorisë përkatëse se përkrah të tilla organizime.

“Drejtoria e Mirëqenies Sociale brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj, do të punojë në funksion të përmbushjes të të gjitha nevojave për Komunitetin e Shurdhër dhe jo vetëm. Tashmë, Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës është dakorduar që aktivitetet dhe angazhimet Drejtori-Shoqatë t’i koordinojnë së bashku, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më produktive”, tha Fazliu