Sërish Hidhet Gaz Lotsjellës

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur sërish gaz lotsjellës, për herë të tretë në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të penguar votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Seanca është shtyrë për në ora 16:30.

Për dallim nga dy herët e para të hedhjes së gazit lotsjellës, këtë herë është hedhur vetëm një bombol gazi.

Pas hedhjes së gazit, deputetët menjëherë kanë dalë nga salla e Kuvendit.

http://kallxo.com/video-lotsjellesi-ne-kuvend-seria-2/

KALLXO.com raportoi edhe për dy herët e tjera gjatë të cilës deputetë të Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës për të penguar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.