Senati i UP-se

Senati i UP-së nesër vendos për zgjedhjen e stafit akademik në Fakultet të Mjekësisë

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” këtë të enjte (1 nëntor) do të mbajë mbledhjen e 45-të duke filluar nga ora 9.

Në rend të ditës është planifikuar që të bëhet shqyrtimi dhe marrja e vendimit për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik pas rishqyrtimit apo kthimit të rasteve të caktuara në Këshill të Fakultetit të Mjekësisë dhe në atë të Fakultetit të Arteve.

Ekipi i KALLXO.com do ta përcjellë këtë mbledhje dhe do të transmetohet LIVE në faqen e rrjetit social Facebook.