Petrit Selimi | Foto: KALLXO.com
Selimi: Nuk Jam Shkarkuar
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në një prononcim për KALLXO.com ka përgënjeshtruar informacionet se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit
“Fjalët që jam shkarkuar nga pozita e koordinatorit nacional janë të pavërteta. Unë vazhdoj të jem zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe koordinator. Për këtë ju garantoj. Veç sa bisedova me Zyrën e Kryeministrit dhe ata ma konfirmuan se krejt kjo është një keqkuptim medial”, tha për Selimi për KALLXO.com.
Petrit Selimi tha se për momentin është në pushime por shtoi se me t’u kthyer në Kosovë do t’ia paraqes Kryeministrit dorëheqjen nga pozita e zëvendësministrit.
“Unë jam në pushime. Krejt këto informata i kuptova nga mediat. Ata, Qeveria, e kanë ditur se unë e kam paralajmëruar dorëheqjen nga pozita zëvendësministrit të Punëve të Jashtme nëse Agjencia Kundër Korrupsionit ka vlerësuar se ka konflikt interesi. Unë do të vazhdoj të mbaj pozitën e koordinatorit nacional të Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit”, tha në mes tjerash Selimi.
KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Qeveria rreth kësaj çështjeje, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Për rastin e Petrit Selimit, KALLXO.com kishte shkruar edhe më herët.
Isa Mustafa, Post Publik Drejtorit të Biznesit Ku Është Aksionar
http://kallxo.com/akk-petrit-selimi-jo-dy-funksione/
http://kallxo.com/qeveria-nuk-vendosi-per-postin-e-selimit/