SBAShK: Ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim

Në ditën e shtatë të grevës së mësimdhënësve, kryesia e Sindikatës së Bashkuar për Arsim po viziton qytetet e ndryshme të Kosovës.

Mbrëmë, SBAShK refuzoi ofertën e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj sot vizitoi Mitrovicën, komunë kjo që kishte bërë thirrje për fillim të mësimit.

Gjatë vizitës në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’, Jasharaj përsëriti qëndrimin e sindikalistëve mbi grevën.

“Nuk po kërkojmë aspak më shumë se të tjeret.. projektligji për paga është denigrues.. ose do të humbim ose do të fitojmë të gjithë… nga qerdhet deri tek niveli universitar duhet të jemi unik më shumë se kurrë dhe mos të lejojmë ndarjen nga askush. Kemi hyrë në një betejë ose do të fitojmë të gjithë ose do të humbim”, tha Jasharaj.

Naile Uka, kryetare e sindikatës së arsimit në Mitrovicë, tha se në rritje të pagave duhet të përfshihen të gjitha nivelet e arsimit.

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/

” Shpreha falenderimin e saj ndaj kryetarit qe na u ka bashkangjit, e kam pyetur a jena të perfshirë edhe punëtorët teknik në rritjen e koeficientit, derisa ne të gjithë jemi në grevë, kryeministrit në rritjen e koeficientit nuk i ka përfshirë as çerdhet, ne kërkojmë që të përfshihemi të gjithë prej institucioneve parashkollore deri te universitetet, ndërsa ofertën që e ka bërë kryeministri nuk e ka bërë për të gjithë, ai i ka anashkaluar çerdhet tërësisht”, tha Uka.

Sipas kryeministrit, rritja për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 74 euro nga paga aktuale.

Për arsimin fillor nga 479 euro sa është aktualisht –  në 525.8, pra rritja është 46 euro.

Për mësimdhënësit e sistemit parashkollor nga 447.9 sa është tani rritja është në 501 euro.

Kurse për kategorinë e mësimdhënësve të shkollave speciale, rritja do të jetë për 49.8 euro.