Stuhia e acarit në ShBA- Foto: Rtv21

Rritet Numri i Viktimave si Pasojë e Stuhisë së Acarit

Stuhia e fuqishme që ka goditur pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar dëme të mëdha dhe është ngritur në nëntë numri i të vdekurve, ndërsa mbi 1.5 milion amvisëri kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

Stuhia shkaktoi vërshime dhe rrëzoi edhe drunjtë.

Erërat arritën një shpejtësi prej 145 kilometra në orë.

Guvernatorët e Masaçusetsit dhe Nju Jorkut shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa këtë më herët e bënë edhe guvernatorët e Merilendit dhe Virxhinisë.

Stuhia e quajtur “Vindmagedon” goditi rajonet nga Karolina e Veriut deri në Mejn.

Fotografitë dhe xhirimet e drunjëve të rrëzuar u publikuan në rrjetet sociale.

Kompanitë ajrore në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anuluan mbi 2800 fluturime, ndërsa në Nju Jork aeroportet nuk kanë punuar pothuajse fare.

Qeveria Federative ka mbyllur për një ditë të gjitha zyrat në zonën e Uashingtonit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve./21Media