Ilustrim

Rrahjet brenda PDK-së në rajonin e Pejës, Policia siguron zgjedhjet - FOTO

Përplasjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës – PDK në rajonin e Pejës dhe paralajmërimet se rastet e tilla mund të përsëriten, kanë bërë që Policia e Kosovës të angazhohet për të ofruar siguri gjatë procesit zgjedhor brenda PDK-së në fshatin Ballagajë të Pejës.

Policia në oborrin e shkollës ku po mbahen zgjedhjet e PDK në fshatin Ballagajë – 2019-05-09

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet prezenca e njësive të Policisë së Kosovës në oborrin e shkollës së fshatit Ballagajë, ku aktualisht është duke u zhvilluar procesi zgjedhor i PDK-së në këtë degë.

KALLXO.com merr vesh se Policia është angazhuar që të ofrojë siguri, pasi ka patur sinjale se rastet e përleshjeve brenda PDK-së që ndodhën ditëve të fundit në Pejë dhe në fshatin Raushiq, mund të përsëriten edhe në degët tjera ku PDK është duke i mbajtur zgjedhjet e saj të brendshme.

KALLXO.com raporti për një incident që ndodhi gjatë një tubimi të PDK-së në Raushiq të Pejës.

Burime të KALLXO.com treguan se ka pasur përleshje fizike gjatë kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

Sipas burimeve të KALLXO.com, gjatë këtij kuvendi zgjedhor L.V. ka sulmuar fizikisht bashkëfshatarët, duke hedhur karrige e duke sharë, përkundër që aty kishte edhe gra.

Poashtu siç raportoi KALLXO.com edhe një person ishte arrestuar dhe ishte dërguar në ndalim për shkak të një përleshje e cila ndodhi në degën e PDK-së në Pejë.

Burime të KALLXO.com treguan se përleshja e dytë kishte ndodhur në Pejë në mes dy grupeve rivale brenda PDK-së.

Ngjarja ndodhi gjatë zgjedhjeve për njërën nga degët e Pejës në shkollën 8 marsi.

 

https://kallxo.com/veseli-nuk-flet-per-dekaden-e-dajakut-ne-pdk-ne-e-pejes/

.