
Kaçaniku | Foto: KALLXO.com
Rrahje në Kaçanik
28.4.2018 - 13:51
Në fshatin Krivarekë të Kaçanikut mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një rrahje në të cilën janë përfshirë gjashtë persona.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rrahja ndodhi deri tash për shkaqe të panjohura.
“Si pasojë e rrahjes të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.
KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të rrahjeve.