ARKIV

Policia: Aksidenti në Autostradë Ishte Vetaksident

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për KALLXO.com se i aksidentuari aktualisht është duke dhënë deklaratë në Polici.

Sipas tij, aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e 24-të të Autostradës Vërmicë-Prishtinë, dyshohet se është vetaksident.

“Sipas Njësisë së Autostradës aksidenti duket se ka ndodhur si rezultat i shpërthimit të gomës së veturës së aksidentuar”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi për aksidentin që ka ndodhur në mëngjes.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, një veturë shihet e rrokullisur dhe Policia në vendin e ngjarjes.

http://kallxo.com/aksident-rende-ne-autostrade-2/