Pianisti Redi Llupa performuesi i radhës në ‘ReMusica’

Pianisti Redi Llupa do të performojë sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 në kuadër të festivalit “ReMusica”

Në koncertin të titulluar “Piano recital’ që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Prishtinës, pianisti Llupa do të prezantohet me një cikël të sonatave të George Walker.

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës, “ReMusica” që po mbahet në Prishtinë, po përformojnë emrat të njohur të muzikës klasike, të huaj dhe shqiptarë.

Ndërsa, nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e tjera si masterklaset, ligjërata për dhe rreth muzikës, tribuna muzikologjike, apo edhe shënime të përvjetorëve të muzikantë të njohur shqiptarë.