Vdes i Mituri Pasi Bie nga Rimorkioja e Traktorit

Të dielën pasdite një i mitur ka pësuar lëndime vdekjeprurës, pasi është rrëzuar nga rimorkioja e një traktori ku qëndronte i ulur.

Sipas raportit njëzetekatërorësh të policisë, traktorin e drejtonte një i afërm i të miturit.

Trupi i pajetë i të miturit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.