Shyhrete Berisha Kërkon Shtëpinë edhe në Bazë të Kontributit

Është zhvilluar sot seanca e padisë së Shyhrete Berishës kundër kunatit të saj për moslejim të shfrytëzimit të shtëpisë.

Seanca e zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prizrenit-Dega në Suharekë ishte përgatitore dhe në të vetëm u deklaruan palët ndërgjyqësore.

Seanca, është mbajtur të enjten në gjykatën themelore Prizren-Dega Suharekë.

Seancë në këtë çështje ishte përgatitore dhe vetëm.

Avokati i Shyhrete Berishës, Naim Qelaj, deklaroi se i mbetet në tërësi besnik padisë, ndërsa kërkoi që  Shyhrete Berishes t’i njihet e drejta pronësore edhe ne bazë të kontributit.

Shyhrete Berisha po kërkon të drejtën për ta trashëguar shtëpinë ku jetoi me burrin dhe fëmijët e saj, të cilët i humbi gjatë masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj familjes Berisha në Suharekë më 26 mars 1999.

Gjatë luftës së Kosovës, policët serbë vranë para syve të saj bashkëshortin e Shyhrete Berishës, Nexhatin dhe katër fëmijët e tyre.

Fëmija i tyre më i vogël qe më pak se dy vjeç, ndërsa më i madhi pas dy muajsh do t’i mbushte 16.

Edhe Shyhretja u qëllua në stomak. Ajo u bë si e vdekur dhe e ngarkuan në një kamion bashkë me të vrarët nga familja Berisha, por ia doli të kërcejë nga ky kamion dhe të shpëtojë.

KALLXO.com-i ndoqi vazhdimisht këtë proces gjyqësor, në të cilin në dhjetor të vitit të kaluar gjykata u dha afat katërditor paditëses dhe paditësit për t’u marrë vesh rreth çështjes së shtëpisë kontestuese.

http://kallxo.com/kater-dite-afat-per-marreveshje-mes-shyhretes-dhe-kunatit/

Pasi kjo marrëveshje nuk u bë kunati i Shyhretes Xhelal Berisha i ofroi asaj një banesë në këmbim me tërheqjen e padisë për ta trashëguar shtëpinë kontestuese.

http://kallxo.com/xhelal-berisha-me-oferte-te-re-per-shyhrete-berishen/

Këtë ofertë nuk e pranoi  e mbijetuara e masakrës.

Seanca e ardhshme për këtë çështje caktua me datën 11 gusht.