Qeveria e Opozita me Fjalor të Ashpër rreth Dialogut

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshit, i cili i kërkoi që të ndërpritet dialogu me Serbinë.

“Me politika injorante dhe nihiliste Kosova do të mbetej e izoluar. Kosova ka bërë përparime të mëdha me Marrëveshjen e Stabilizim- Asocim, është pranuar si shtet në procesin e integrimit evropian. Ne tash do kërkojmë edhe statusin e kandidatit. Po të mos ishte që ne jemi vizionar si shtet dhe qeveri, që politikat e fqinjësisë së mirë janë kriter për integrimet evropiane, natyrisht që do mbetemi me logjikat që i përmenda në fillim të fjalës”, tha ajo.

Sipas Tahirit, dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe ka për qëllim ndërtimin e raporteve ndër fqinjësore.

Ndërsa Kurteshi porositi ministrat që “të mos mbajnë ligjërata të kota dhe injorante si përgjigja e ministres Tahiri”.