Qëllohet me Plumb Teksa Punonte në Kopsht

Të enjten një person derisa punonte në kopshtin e tij në Rahovec ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, ndërsa më pas e ka kuptuar se është qëlluar në shputën e këmbës nga njëra prej këtyre predhave.

Sipas raportit policor, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor ku i është hequr predha nga këmba.

Policia është duke e hetuar rastin.