Kurioziteti Lituanez me Monedhën e Vet

Dy studentë të fizikës kanë ndërtuar një piramidë të lartë 1.13 metër me më shumë se 1 milion monedha lituaneze, një muaj para futjes në përdorim të Euros në këtë shtet baltik.

Të shtunën, ndërtuesit e kanë vënë centin e fundit në atë që thanë se është piramida më e madhe prej monedhave në botë.

Studentët e ndërtuan skulpturën 831 kilogramësh me ndihmën e vullnetarëve në Muzeun e Parave të Bankës së Lituanisë në Vilnius para se vendi ta zëvendësojë valutën e vet, Lita, me Euron, më 1 janar 2015.