Librat - Foto: KALLXO.com

Sot është Dita Botërore e Librit

Në mbarë botën, çdo 23 prill shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit.

Qëllimi i kësaj ditë është të nxisë leximin dhe vetëdijesimin për librin, krijimtarinë dhe të drejtat e autorit.

Ideja për shënimin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, buron nga Katalonia e Spanja, ku të gjithë atyre që blinin një libër u dhurohej edhe një trëndafil.

23 Prilli është edhe dita e lindjes apo vdekjes së shumë prej krijuesve më të njohur të botës, si:  Shekspiri, Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla, etj.

Nga viti 1995, UNESCO vendosi që 23 Prilli të shënohet si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Për shënimin e kësaj dite organizohet aktivitetet të ndryshme duke përkujtuar rëndësi e pazëvendësueshëm që kanë krijuesit dhe libri në zhvillimet socio-kulturore për një vend.