Digjet Traktori i Ngarkuar me Kashtë

Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 09:50 minuta në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer një zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë.

“Shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë”, tha zëdhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai po ashtu njoftoi se në këtë rast nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it.

“Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit”, shtoi Berisha.