Arrestohet Shpresim Uka, i Dënuar në Rastin "Bllaca"

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:40, në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit, ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit është arrestuar i kërkuari nga organet e drejtësisë, Shpresim Uka.

Sipas policisë, Uka është dërguar në qendër të mbajtjes, për të vazhduar me procedurat të mëtutjeshme në pajtim me ligjet në fuqi.

Ai është dënuar me 15 vjet burg në dhjetor të vitit 2012 pasi u gjet fajtor për vrasje në rastin e njohur si “Bllaca”.

Që nga ajo kohë, Shpresim Uka ishte në arrati.

Foto: Arkiv