275 Ushtarakë Mbrojnë Ambasadën Amerikane në Bagdad

Personeli ushtarak do të ndihmojë disa pjesëtarë të stafit të ambasadës në Irak që të zhvendosen përkohësisht në lokacione tjera.

Militantët e udhëhequr nga grupi Shteti Islamik në Irak dhe Levant kanë pushtuar qytetet kryesore duke përfshirë Mosulin dhe Tikritin javën e kaluar, por disa nga këto qytete janë rikthyer.

Një banor i qytetit Tal Afar i kontaktuar përmes telefonit nga Associated Press, ka thënë se militantët që arritën me kamioneta dhe me pushkë automatike duke valuar parulla të zeza të xhihadit kanë bredhur qytetit deri sa zjarri nga pushkët tyre nuk ndalonte, shkruan BBC.

“Banorët janë të kapur nga frika dhe shumica e tyre janë larguar nga qyteti në vendet e kontrolluara nga forcat kurde të sigurisë”, ka thënë Hadeer al-Abadi, i cili po përgatitej gjithashtu të lëshonte qytetin së bashku me familjen e tij.

Por sipas BBC-së qeveria irakiane insiston se qyteti është ende në duart e qeverisë.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se mund të fillojnë sulme ajrore dhe të veprojë së bashku me Iranin për të ndihmuar qeverinë irakiane.

I pyetur nëse do të mund të ketë bashkëpunim me Iranin kundër kryengritësve, Sekretari i Shtetit John Kerry i ka thënë Yahoo News-it se “nuk do të përjashtoja asgjë që mund të ishte konstruktive”.

Ndërsa sa për sulmin ajror, Kerry ka thënë: “[Sulmi] nuk mund të jetë e gjithë përgjigja, por mund të jetë një nga opsionet e rëndësishme”, njofton agjencia Reuters.

Edhe presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka thënë më herët se do të marrë parasysh bashkëpunimin, nëse ShBA-të ndërmarrin ndonjë aksion.

Siç shkruan New York Times, qyteti Tal Afar ra nën kontrollin e kryengritësve pas luftimeve dyditore në mes të ushtrisë irakiane dhe kryengritësve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Shkrimi është bazuar në r5aportimet nga BBC, Associated Press dhe Yahoo News