Performancat e autoblindave që Rusia i fali Serbisë

Federata ruse i ka falur Serbisë 10 autoblinda.

Kontingjenti ka arritur dje në Serbi.

Autoblindat në fjalë janë të llojit BRDM-2, prodhim sovjetik dhe është në përdorim në së paku 38 shtete.

Ky model ka filluar të prodhohet nga viti 1962 dhe ka zgjatur deri më 1989.

Këto janë karakteristikat e kësaj autoblinde:

BRDM i zë brenda 4 persona. Është e rëndë 7 tonelata, e gjatë 5,75 m.

Motorin e ka me 8 cilindra dhe shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 100 km/h.

Për dallim nga paraardhësja e saj BRDM-1, autoblindës i janë përmirësuar performancat, sidomos rreth mjeteve të vrojtimit të pilotit dhe të komandantit të saj.

Po ashtu, BRDM-2 i është shtuar fuqia e motorit, duke e bërë më të shpejtë në rrugë e në ujë.

Autoblindës i është forcuar sistemi i mbrojtjes, megjithatë pjesa e përfundme mbetet pikë e dobët, pasi që është shumë e cenueshme ndaj minave

Sa i përket armatimit, autoblinda pajiset me një mitraloz të rëndë 14,5 mm dhe një mitraloz tjetër 7,62 mm.

Sa i përket municionit, ajo zë 500 plumba 14,5 mm et 2.000 plumba 7,62 mm.

Mitralozi 14,5 mm është një armë shumë efikase pasi projektili i saj mund të depërtojë 32 mm trashësi të blindës.

BRDM-2 ka sistem të rregullimit të presionit të gomave, një sistem mbrojtës NBC dhe pajisje orientuese.

Autoblinda BRDM-2 mund të pajiset edhe me katër raketa tokë-ajër SA-9 “Gaskin”.