Vuçiq inspekton autoblindat që Rusia i fali Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka inspektuar autoblindat që Federata ruse ia ka dhuruar vendit të tij.

Kontingjenti prej 10 automjeteve të blinduara ka arritur nga Rusia në Serbi dje.

Lidhur me këto autoblinda, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia po armatoset për hir të paqes.

“Sa më të fuqishëm jemi, aq më larg do të jetë lufta”, citon TCH ministrin serb.

Sipas Vulinit, deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, në Serbi do të mbërrijnë edhe disa helikopterë rusë.

Këto janë pamjet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë nga inspektimi i autoblindave nga presidenti serb: