Perëndimi në mbështetje të referendumit në Maqedoni

Kancerlarja gjermane dhe ai austriak dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojnë të gjithë Maqedoninë këtë javë për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për të siguruar një referendum të suksesshëm mbi marrëveshjen historike të emrit me Greqinë.

Vizitat e kancelares gjermane Angela Merkel, Sebastian Kurz i Austrisë dhe kreut të NATO-s Jens Stoltenberg në Maqedoni pak javë përpara referendumit të 30 shtatorit, është një shenjë e mbështetjes së fortë të Perëndimit për procesin, thanë vëzhguesit.

Nëse votimi shkon në favor të marrëveshjes me Greqinë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, ai do të heqë pengesën më të madhe në rrugën euroatlantike të vendit.

I pari që do të mbërrijë në një vizitë dy ditore në Shkup është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg. Ai do të vizitojë vendin të mërkurën dhe të enjten, vizita e tij e dytë në gjashtë muajt e fundit.

Kancelari austriak Kurz do të mbërrijë të premten.

Mbërritja e Markelit është caktuar për të shtunën në atë që do të jetë vizita e saj e parë në Maqedoni dhe vizita e parë e një kancelareje gjermane në vend në pothuajse dy dekada.

Ardhja e Merkelit në 8 shtator përkon gjithashtu me Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, gjatë së cilës ajo pritet të takojë liderët kryesorë të vendit dhe madje mund t’i drejtohet vendit.

Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski tha se beson se vizitat e nivelit të lartë do të ofrojnë mbështetje për qeverinë e udhëhequr nga social demokratët në Shkup dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë për emrin me Greqinë fqinje.

“Shumica e qytetarëve maqedonas me siguri do ta kuptojnë kuptimin e këtyre vizitave. Është mbështetje e madhe për drejtimin e qeverisë, por edhe për të gjithë qytetarët maqedonas, të cilët më 30 shtator duhet të konfirmojnë përpjekjet e vendit tonë që nga pavarësia e tij për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE,” tha Maleski për Radio Europa e Lirë.

Sipas marrëveshjes së ashtuquajtur të emrit me Greqinë, e nënshkruar këtë verë, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heq veton e saj të gjatë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Por që marrëveshja të zbatohet plotësisht, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum, i cili do të mbahet më 30 shtator.

“Nuk ka dyshim për këtë. Liderët perëndimore po vijnë për të mbështetur referendumin në Maqedoni, në mënyrë që kjo çështje të përfundojë. Vetë fakti se rregullat diplomatike po pakësohen tregon se sa i rëndësishëm është referendumi dhe sa shumë përpjekje po bën komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të tij,” tha analisti politik Petar Arsovski.

Që referendumi të ketë sukses, më shumë se gjysma e votuesve maqedonas duhet të votojnë në favor të marrëveshjes së emrit.

Situata është komplikuar nga ngurrimi i partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE për të deklaruar qartë nëse do të thërrasë mbështetësit e saj të votojnë siç dëshirojnë ata apo që ta bojkotojnë plebishitin.

Kjo parti më parë e ka sulmuar fort marrëveshjen, duke e quajtur atë një akt kapitullimi kombëtar.