Pensionistë prishtinas - Foto: Korab Basha

Pensionistët: Rritja si Lëmoshë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ngritjen e pensionit bazë të pensionistëve kontributdhënës për 18 euro.Përveç kësaj, pensionistëve do t’u rritet pensioni varësisht nga niveli i shkollimit të tyre

Jo të gjithë pensionistët kosovarë i  ka entuziasmuar vendimi i Qeverisë për ngritjen e pensioneve.

Një vendim i bërë publik të premten nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e qeverisë, ku edhe është miratuar, parasheh një ngritje të pensionit bazëpër 18 euro. Sipas këtij vendimi, pensioni bazë i pensionistëve kontributdhënës do të rritet nga 140 në 158 euro.

Po ashtu, vendimi parasheh që mbi pensionin bazë do tëbëhen kalkulimet e tjera për kategorizimin e mëtutjeshëm të bazuar në kualifikimet shkollore të pensionistëve. Kështu, pensionistët kontributdhënës me shkollim fillor do të marrin vetëm pensionin bazë. Vlera e pensionit do të rritet në bazë të nivelit të edukimit. Grupin e dytë e përbëjnë pensionistët me shkollim të mesëm, të tretin ata me shkollë të lartë dhe të katërtin ata me kualifikim universitar.

http://kallxo.com/158-euro-pensionet-per-kontributdhenesit/

Për këtë arsye, ministri  Abrashi u ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve që të sjellin dëshmitë e tyre për kualifikimin, përkatësisht edukimin e tyre.

Afati për t’i dorëzuar këto dokumentacione fillon nga 18 janari 2016 dhe mbaron në fund të shkurtit. Por, ministri tha se ky afat mund të zgjatet deri në fund të marsit.

Ndërsa, pensionet me ngritje pensionistët do t’i marrin në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2016.

Për shumën sa do të marrin pensionistët e këtyre grupeve Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave do t’i propozojnë qeverisë përcaktimin e vlerës së koeficientëve.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim u njihet përvoja e plotë e punës të gjithë atyre që kanë pasur 15 vjet përvojë pune si kusht për të fituar statusin e pensionistëvekontributdhënës.

Pas miratimit të këtij vendimi, Kryeministri Mustafa dhe ministri Abrashi kanë pritur drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të drejtuar nga kryetari Shaban Kajtazi.

Ky i fundit ka falënderuar qeverinë për, siç ka thënë, përpjekjet që pensionistët kontributpagues njëherë e përgjithmonë t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Megjithatë, vendimi vlerësohet i vonuar, lëmoshë dhe i palogjikshëm nga disa pensionistë të kontaktuar nga KALLXO.com.

Rexhep Kastrati, pensionist kontributdhënës i cili ka qenë punëtor i arsimit, tha se kualifikimi për pension nuk kërkohet askund.

“Askund në botë nuk lypet kualifikimi për pension… Mua më tepër më intereson një vendim logjik që përputhet me realitetin, sesa një pension që po e thoni ju. Kjo nuk përputhet me realitetin”, u shprehKastrati.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk është i logjishkëm.

“Nuk ka logjikë fare një vendim i këtillë.Është dashur ta nxjerrin një vendim më të njerëzishëm, të shohin si po jetojnë pensionistët në botën jashtë Kosovës, mandej të kthehen edhe këtu të pyesin a ka diku që duhet të ndahet pensioni në bazëtë kualifikimeve”, u shprehai.

Kastrati u shpreh se nëse kërkohen dëshmi mbi kualifikimin – edukimin e tyre do t’i dërgojë, ndërsa tha se pensionin dëshiron ta marrëashtu siç e kanë tëgjithë pensionistët e botës.

Kurse, pensionisti Azem Geci, tha se nuk është vendim i drejtë dhe se nuk ka menduar qeveria për gjeneratat e tyre.

“Na kanë lënë lypsa të kohës. Unë i ftoj nga këtu qytetarët që këtë qeveri duhet me e eliminu”, tha ai.

“Qeveria është e vonuar në këtë drejtim. Kjo është lëmoshë. Kjo me mujt njerëzit me i habitë.Kjo është njëlloj lëmoshe që mos po bohet diçka, por nuk bëhet asgje. Kjo është njëlloj diskriminimi”.

Edhe Geci  tha se do t’i dërgojë dokumentet për dëshminë e edukimit.