Paraburgim për ish-Drejtorin e Prokurimit në Gjilan dhe djalin e tij

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për Salih dhe Fatgzon Kçikun.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ju konfirmoj qe gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kerkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurve Sali Kçiku dhe Fatgzon Kçiku.

KALLXO.com raportoi se ish- drejtori i Prokurimit në Komunën e Gjilanit, Salih Kçiku dhe djali i tij ishin arrestuar  pasi dyshohen se kanë sulmuar një person zyrtar.

https://kallxo.com/arrestohet-ish-drejtori-i-prokurimit-ne-gjilan-dhe-djali-i-tij/