Nobelistja iraniane, Shirin Ebadi - Foto: Rtv21

Nobelistja Fton Iranianët për Mosbindje Qytetare

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, iraniania Shirin Ebadi, ftoi qytetarët iranianë për mosbindje qytetare.

Kjo pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë është e mundur të detyrohet Qeveria të respektojë vullnetin e qytetarëve.

Në një intervistë për DW, Ebadi e cila jeton si emigrante në Londër, theksoi se sipas Kushtetutës populli iranian ka të drejtën të dalë në rrugë dhe se asnjë protestë apo mbledhje nuk ka nevojë për leje. /21Media