Nëna e foshnjës që u shit në Preshevë rrëfehet në Drejtësia në Kosovë

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua intervista ekskluzive e një viktime e cila pretendon se ishte kërcënuar nga ish- bashkëshorti i saj.

Rasti në fillim ishte hapur si kanosje ndërsa hetimet rezultuan me një rast krejt tjetër, atë të trafikimit me qenie njerëzore.

15 vite më parë, viktima dhe i dyshuari kishin bashkëjetuar, ndërsa viktima kishte lindur një djalë, ku më pas ish- burri i viktimës ia kishte shitur një çifti në Preshevë.

Për “Drejtësia në Kosovë” viktima rrëfen se si e kishte kërcënuar ish- burri i saj.

“Ish-burri po don me ma marrë djalin po don me ja nënshkru unë, po don me marr mbi vete, ne jemi nda, ai dokumentet mi ka marrë unë me të jam nda dokumentet nuk mi ka dhanë qe 10 vjet. Ai jeton në Austri. Krejt dokumentet e Serbisë e të Austrisë. Djali i bën 11 vjet. Ai po kërkon me ja nënshkru djalin. Po kërkon që djalin me qit edhe në emër të tij me qit sepse djali është në emër tem dhe të austriakut. Që një javë më ka bërë kërcënime, i kam mesazhet prej vëllaut dhe djalit të vëllaut dhe gruas së tij por ajo ka shkru gjermanisht, më ka kërcënu”, rrëfen viktima

Ajo thotë se nuk e ka lajmëruar rastin në polici për shkak të frikës.

“Asnjëherë nuk e kam lajmëru rastin në polici, sepse vetëm jam tut që i ndodh djalit najsen. Ai më ka thanë se nuk guxon me lajmru se unë ta bi djalin midis Gjilanit ta la në rrugë. Deri sot nuk ka thanë me ja qit djalin përmbi veti, por ka vdek austriaku, burri që kam pasur pas ish-burrit, që kam qenë me letra e martuar ai ka vdek, i ka shkuar letra e penzisë në banesë dhe penzia është në emër tem dhe djalit e ai tani po këqyr me marr djalin përmi veti me marr pastaj edhe penzinë”, tregon tutje viktima.

Viktima thotë se djali është i saj dhe është i shkruar në emër të saj dhe burrit të saj i cili ka shtetësi austriake.

“Djali është i jemi, letrat kur jemi shku, ai i ka bërë me austriake unë me austriak, djali ka lind në Austri. Nuk e di pse mi ka marrë dokumentet, unë jam nda me të, por asnjëherë nuk mi ka dhënë dokumentet. Aj ka thanë dokumentet nuk t’i jap deri sa ti nuk e qet djalin krejt në emër temin (të ish- burrit të viktimës)”, tha ajo.

Tutje viktima rrëfen, se frikësohet nga kërcënimet dhe nuk është duke punuar.

“Nuk jam tu punu sepse kam kërcënime. Edhe po frikësohem. Po unë i kam mesazhet e djalit të kunatës aj më ka thënë ti e lajmëron rastin, ata e mshelin por na ktu jena se gjak e kemi por ti ku ki me mbet”, thotë ajo.