Ilustrim: Poqi elektrik
Në Veri qe 18 Vjet Nuk Paguhet Energjia Elektrike
Për shpenzimin e rrymës nga banorët e veriut paguajnë qytetarët e tjetër të Kosovës.
Se nuk paguajnë rrymë që nga paslufta e pohojnë edhe qytetarët serbë të veriut.
“Nuk e paguaj, nuk kam si ta paguaj, pensionin e kam vetëm 3.000 dinarë, për ushqim, për jetesë. Energjinë le ta paguajë kush ka para“, thotë një qytetar.
“Rrymën nuk e paguaj sepse askush nuk e paguan. E pse nuk paguhet nuk e di”, thotë një banor tjetër.
Zyrtarët e Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk pranuan të flasin para kamerës për borxhin e qytetarëve serbë në veri të Kosovës për energjinë elektrike të shpenzuar, e cila u faturohet qytetarëve të tjerë në vend.
Në përgjigjen elektronike të ZRrE thuhet se vlera e përgjithshme e energjisë së pafuturar në veri të Kosovës është rreth 8 milionë euro në veri. “Kjo vlerë nuk është mbuluar nga institucionet e Kosovës. Bordi i ZRrE ka qenë i detyruar që koston për mbulimin e humbjeve në veri të vendit t’i shpërndajë te të gjithë konsumatorët”.
“A janë të pazotë organet legjitime tonat, s’po munden me shtri pushtetin, nuk e di, por ajo rrymë që shpenzohet në atë anë ne e kompensojmë“, thotë një banor i pjesës jugore të Mitrovicës.
Ndërsa, KMDLNj faktin se rrymën e shpenzuar nga banorët e veriut e paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të vendit e quan shkelje të të drejtave të njeriut.
RTV 21 e ka trajtuar më gjerësisht këtë temë, të cilën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /21Media