Në Prishtinë Mbahet Konferencë për Gazetarinë Hulumtuese në Ballkan

Revista franceze ‘Le Courrier des Balkans’ do ta organizojë një konferencë për gjendjen e gazetarisë hulumtuese në Ballkan ku do të marrin pjesë gazetarë nga rajoni për të folur për përvojat e tyre në bërjen e këtij lloji të gazetarisë.

Konferenca do të mbahet më 2 nëntor në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë ndërsa qëllimi i saj do të jetë rritja e shkëmbimeve mes gazetarëve hulumtues në Europën Juglindore në një kohë të rëndësishme kur liria e shprehjes është nën kërcënim.

Organizatorët thonë se me këtë konferencë duan që të theksohen disa përvoja të grupeve të gazetarëve dhe mediave në rajon për t’ia bërë të mundur një publiku më të gjerë të informohen për këto përvoja.

Ndër temat për të cilat do të fliten në këtë konferencë përfshijnë: presionet politike dhe financiare- pengesat për gazetari hulumtuese; hulumtimi: çfarë lloj mediash? cila audiencë; si dhe tabloidizimi dhe mediat alternative.