ilustrim

Në Llukar të Prishtinës, gjuan me armë në ahengun familjar

Në fshatin Llukar është arrestuar një i dyshuar pasi ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orëve të mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arma është konfiskuar bashkë me 19 fishekë e 5 gëzhoja.

I dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit pas intervistimit.