Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës - Foto: Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës formohet grupi i deputetëve 'të gjelbër'

Në Kuvendin e Kosovës sot u formua grupi i deputetëve ‘të gjelbër’.

Kryesuese e grupit u zgjodh deputetja e pavarur Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zëvendëskryesuese deputetja  Sala Berisha-Shala (PDK) dhe deputetja Fatmire Kollçaku (VV).

“Në mbledhje, u shpalosën misioni, vizioni, objektivat si dhe qasja dhe metodologjia e punës në Grupin e Deputetëve të Gjelbër”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Tokës, grupi i deputetëve ‘të gjelbër’ mbolli një fidan në oborrin e Kuvendit. ​