Moti sot, i ndryshueshëm dhe me shira lokale

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, por në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë celsius minimalja dhe 16 deri në 18 gradë celsius maksimalja.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit.

Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave./21Media