Kancelarja Angela Merkel - Foto: REL/Reuters

Merkel: Berlini do t’i financojë vendet e BE-së që marrin emigrantët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Qeveria e saj mund t’i ofrojë vendeve të tjera të BE-së mbështetje financiare nëse marrin pas emigrantët që janë regjistruar si azilantë në këto vende.

Merkel tha se marrëveshja dypalëshe që po kërkon me Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera, do të jetë e ngjashme me atë të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.

Kjo marrëveshje bëri që Ankaraja të rimarrë ata që nuk kishin arritur të merrnin azil në BE dhe që kishin hyrë në Evropë nëpërmjet Turqisë./21Media