Ambasada ruse në Podgoricë - Foto: REL

Mali i Zi Dëbon një Diplomat Rus

Qeveria e Malit të Zi shpalli person të padëshirueshëm një diplomat të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë.

Përmes një postimi në Twitter, Qeveria malazeze sqaroi se diplomati rus ka shtatë ditë kohë për t’u larguar nga Mali i Zi.

Qeveria në Podgoricë po ashtu tha se i ka tërhequr pajtimin për veprim konsullit rus të nderit.

Këto veprime vijnë në koordinim me masat që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s kundër Rusisë, të cilën Mbretëria e Bashkuar e fajëson për një sulm me gaz nervor në tokën e saj. (REL)