Aksidenti në Krushë

Makina Përmbyset në Krushë të Madhe

Në Krushë të Madhe një makinë është përmbysur në një aksident që ka ndodhur sot.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga ky aksident.

Në fotografi shihet një makinë e përmbysur skaj udhës dhe prania e policisë në vend të ngjarjes.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për aksidente tjera ku janë përmbysur makina.

Në Kosovë në aksidente komunikacioni për dy vjet e gjysmë kanë vdekur 277 persona.