Majlinda Kelmendi e Artë edhe në Rusi

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar në kampionatin evropian të xhudos të mbajtur në Kazan të Rusisë.

Në finale, kampionia ka mposhtur garuesen nga Franca Priscilla Gneto. Kështu, Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg..

Me këtë rast, në sallën ku është zhvilluar kampionati evropian është intonuar edhe himni i shtetit të Kosovës.

majlinda1

Gara është zhvilluar në qytetin Kazan të Rusisë, vend i cili ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

http://kallxo.com/majlinda-serish-e-arte/