Testi i maturës | Foto: KALLXO.com

LIVE: Testi i Maturës-Afati i Dytë

Pas përfundimit të testit në klasën e tij në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, njëri nga administratorët, i ka marrë testet e maturës dhe i ka lënë në sallë të arsimtarëve, ndërsa vetë ka dalë.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com menaxheri i testit në këtë qendër Milazim Maraj.

12:49

Në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq testit iu nënshtruan vetëm 69 nga 111 nxënësit e paraparë. Testi përfundoi në “Zekeria Rexha” të Gjakovës në orën 12 e 40.

12:45

Testi i maturës përfundoi edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi”

12:40

Në Shkollën “Asdreni” të Pejës janë zbrazur klasat, ndërsa administratorët po i përgatisin testet për paketim. E njëjta gjë po ndodh edhe në “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit.

Në “Ulpiana” të Lipjanit vetëm një nxënëse ende nuk e ka përfunduar testin.

Testi ka përfunduar në orën 12 e 30 edhe në “Xhelal-Hajda-Toni” të Rahovecit. Testi është kryer edhe në “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit.

paketimi

12:16

Në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë gjysma e nxënësve e kanë përfunduar testin e maturës. Pothuajse të gjithë maturantët e kanë kryer testin në Ismajl Dumoshi” të Obiliqit.

Testi ka përfunduar edhe në një klasë të gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan.

perfundimi1

Në “Abdyl Frashëri” në Prizren vetëm në dy klasë ende nuk ka përfunduar testi, ndërsa në “Xhelal Hajda-Toni” të rahovecit vetëm në katër klasa ka mbetur tek-tuk ndonjë nxënës pa përfunduar testin.

 

Në “Gjin Gazulli” të Prishtinës gjithashtu testi po shkon drejt përfundimit, ndërsa edhe në Kaçanik në Gjimnazin “Skënderbeu shumica e nxënësve i kanë dhënë fund testimit.

perfundimi

Në Shkollën “Asdreni” të Pejës njëri nga maturantët që përfundoi testin nuk e vlerësoi të vështirë atë.

11:48

Në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan një nxënëse është larguar nga salla ku po mbahet testi i maturës për shkak se i është zënë telefoni.

11:45

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi vizitoi Shkollën “Ismajl Dumoshi” të kësaj komune për ta parë ecurinë e testit.

Kryetari

11:41

Në “Abdyl Frashëri” në Prizren maturantët kanë përfunduar testin në njërën nga klasat.

perfundon testi

11:28

Në një klasë të shkollës “Ismajl Dumoshi” në Obiliq ka përfunduar testi i maturës.

11:25

Në Shkollën “Asdreni” të Pejës nxënësit në këtë afat nuk kanë shishe me ujë pranë vetes. Sipas monitorueses së KALLXO.com nxënësit e kësaj shkolle po ankohen për mungesë uji.

11:21

Në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit një nxënës është përjashtuar nga testi, pasi i është zënë me vete telefoni mobil.

Për ta larguar këtë nxënës nga testi u desh ndërhyrja e një pjesëtari të policisë.

perjashtimi

 

11:15

Një maturante ka ardhur me vonesë prej 1 ore në test dhe nuk është lejuar të hyjë në Shkollën “Gjin Gazulli” të Prishtinës.

11:10

Në Shkollën “Asdreni” në Pejë një nxënëse vërehet duke u kthyer për të kopjuar nga të tjerët që i janë nënshtruar testit.

kthimi prapa (1)

10:50

Arsim Bajrami është duke e vizituar Shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë. Ai po i pyet maturantët që po i nënshtrohen testit se a është gjithçka në rregull.

arsimi b

 

10:42

Në “Xhelal Hajda-Toni” të Rahovecit, një polic brenda ambienteve të shkollës shikon diçka në telefonin e tij mobil. Ai po qëndronte jashtë, ndërsa është ftuar brenda nga menaxherja e qendrës së testimit.

Prania e policëve brenda ambienteve të shkollave është e ndaluar gjatë testit të maturës përveç në rastet kur ata ftohen brenda nga përgjegjësit e shkollave.

 

10:39

Në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan administruesit kanë ardhur pasi ka filluar testi. Në këtë shkollë një administratoreje i është tërhequr vërejtja për shkak të mbajtjes së çantës dhe telefonit.

Sipas rregullave administruesit e testeve duhet të dorëzojnë telefonat.

10:34

Dy nxënës ishin në “Ismajl Dumoshi të Obiliqit” dorëzuan katër telefona. Telefonat janë njëri nga mjetet kryesore të maturantëve për të kopjuar në test.

telefonat

10:31

Në Shkollën “Asdreni të Pejës ora shkoi 10  e 20 kur filluan të shpërndahen testet.

Në shkollën “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit pesë-gjashtë nxënës nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testit, pasi nuk e kanë paraqitur atë.

Në Gjimnazin “Skënderbeu” të Kaçznikut nxënësit kanë pasur vështirësi të gjejnë klasat, ndërsa uji u është shpërndarë pas orës dhjetë.

10:15

Ora 10:10, në shkollën “Asdreni” në Pejë ende nuk ka filluar testi.

10:08

Në Gjimnazin “Frang Bardhi”në Mitrovicë në disa klasë nxënësve u janë marrë telefonat dhe janë vendosur mbi një bankë, ndërsa në disa të tjera secili nxënës ka telefonin mbi bankën e tij.

Telefonat ne banke 01 Telefonat ne banke

10:05

Në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë ora 10:00 disa nxënës ende nuk kanë hyrë në klasë. Ata po ankohen se nuk e kanë emrin në listë dhe nuk po dinë ku të orientohen.

Edhe në shkollën “Asdreni” në Pejë disa nxënës po kanë probleme me gjetjen e emrave.

Shkolla Asdreni Peje

09:59

Një nxënës nuk po mund t’i nënshtrohet testit në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë pasi që nxënësi është riatdhesuar.

Nxënësi posedon dokumentin që i ka notat e përfunduara dhe fletëparaqitjen mirëpo nuk e posedon diplomën nga shkolla. Komisioni nuk po e lejon të hyjë në test pa diplomë.

09:57

Monitoruesit e KALLXO.com kanë vërejtur se para nisjes së afatit të dytë të testit të maturës në disa shkolla po funksionin rrjeti i internetit.

Wirelesi në shkollën “Frang Bardhi” në Mitrovicë është aktiv. Edhe në Shkollën”Gjin Gazulli” në Prishtinë dhe Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka wirweless , po ai është me pasword.

wifi

09:50

Administruesit e testit (mësimdhënësit) nuk i kanë dorëzuar telefonat si herën e kaluar në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë.

09:40

Në shkollat “Ismail Dumoshi” dhe “17 Shkurti” në Obiliq përfaqësuesit e Ministrisë kanë arritur në qendrën e testimit në orën 08:30.

Në klasët e këtyre shkollave nuk ka shishe me ujë për nxënësit që i nënshtrohen testit.

Në ora 8:35 kanë ardhur testet në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan.

Klaset

09:37

Për dallim nga testet e kaluar në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë është vendosur nga një shishe me ujë në secilën bankë, ndërsa ato po mungojnë ende në “Osman Dumoshhi” të Obiliqit.

frang b

09:36

Ne Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, materiali së bashku me kryetarin e Komisionit kanë ardhur në ora 8:35.

Në këtë qendër në test do të hynë 160 maturantë.

Nxënësit që do t’i nënshtrohen testit kanë filluar të mblidhen te shkolla.

Vellezerit Frasheri

09:34

Në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik testet kanë ardhur me kohë dhe sipas monitoruesit të KALLXO.com të gjitha përgatitjet e testit po shkojnë me rregull.

Në shkollën Gjin Gazulli në Prishtinë materiali ka arritur rreth orës 8:22 ndërsa në pjesën e dytë të testit te maturës do te hynë 80 nxënës.

gjin gazulli

09:32

Në shkollën “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec drejtoresha e shkollës ka qenë këtu nga ora 8:00. Testet kanë arritur në 8:33. Testit i nënshtrohen 92 nxënës.

Shkolla Xhelal Hajda

09:12

Në Mitrovicë në Gjimnazin “Frang Bardhi” zyrtari i MASHT-it dhe drejtori i shkollës kanë ardhur me kohë.

Në orën 8 e 49 kanë arritur monitoruesit e testit të maturës që do të jenë nga Podujeva. Ata nuk i paraqitën kontratat dhe thanë që edhe në testin e kaluar nuk kanë pasur kontrata.

08:51

Për tri orë sa do të zgjasë testi, ata do t’i testojnë dijet e tyre në lëndët e përgjithshme.

Më 24 gusht, ditën kur mblodhi drejtorët komunalë për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i arsimit Arsim Bajrami tha se mbajtja e testit të maturës nuk do ta pengojë regjistrimin e maturantëve në fakultete.

“Ne jemi koordinuar me universitetet që të gjitha konkurset t’i harmonizojmë me Testin Kombëtar të Maturës, në mënyrë që asnjë maturant të mos pengohet në konkurrim në universitet,” tha Bajrami.

Ministria e Arsimit bëri të ditur dje se Bajrami do ta vizitojë Shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë gjatë testit të maturës.

Afati i parë i testit të maturës u zhvillua më 4 dhe 18 qershor.

KALLXO.com që 3 vjet rresht është duke e monitoruar testin e maturës, ndërsa nga këto monitorime vazhdimisht i jep rekomandime Ministrisë së Arsimit se si të përmirësohet ky proces.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/

http://kallxo.com/perfundon-testi-i-matures/

Testi i Maturës Minutë pas Minute