Testi i Maturës Minutë pas Minute

Reth orës 15:25 ka përfunduar testi i maturës në të gjitha shkollat e Kosovës. Procesi i nisur në orën 10:00 në shumicën e shkollave ka përfunduar në orën 13:00, ashtu siç ishte parashikuar. Në disa shkolla ka pasur vonesa në fillim të procesit të cilat më pas janë reflektuar edhe në përfundim të tij. KALLXO.com ka pasur monitoruesit e vet në shumë qendra ku është mbajtur testimi dhe ka raportuar gjatë tërë ditës për ecurinë e procesit të testimit të maturantëve.