Testet arrijnë në "Frang Bardhi" të Mitrovicës | Foto: KALLXO.com

Live: Testi i Maturës - Pjesa e Dytë

13:10

Edhe në shkollën “Tafil Kasumaj” në Deçan ka përfunduar testi i maturës.

13:06

Edhe në qendrën e testit të maturës në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan ka përfunduar testi.

Administratorët janë duke i dorëzuar materialet.

13:01

Testi përfundoi në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi” të Suharekës.

suhareke

12:57

Në qendrën e testit të maturës në shkollën “Mithat Frashëri” në Gurrakoc testin sapo e ka dorëzuar edhe nxënësja e fundit.

140 nxënës i janë nënshtruar testit nga 261 sa duhej të testoheshin në pjesën e dytë të afatit të dytë.

Testi

12:53

Në qendrën e testit të maturës në shkollën “Mithat Frashëri” në Gurrakoc testin sapo e ka dorëzuar edhe nxënësja e fundit.

12:51

Testi i maturës përfundoi edhe në “Anton Çetta” të Skenderajt.

12:47

Testi ka përfunduar edhe në shkollën “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit.

12:44

Pak pas orës 12:00 ka përfunduar pjesa e dytë e afatit të dytë të testit të maturës në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Në këtë shkollë testimit ishte paraparë t’i nënshtroheshin 154 nxënës.

Në 12:30 nga objekti dhe oborri i shkollës janë larguar edhe pjesëtarët e Policisë, të cilët ishin prezentë gjatë kohës së testimit.

“Gjithçka ka shkuar mirë, nuk është raportuar asnjë incident. Testimi ka nisur me zile e përfundoi me zile në kohën e paraparë. Në kohë administruesit i kanë dorëzuar të gjitha listat”, tha për KALLXO.com drejtori i shkollës, Ajet Brajshori.

Në “28 Nëntori” testi ka qenë i shpërndarë në të gjitha paralelet (11 gjithsej) në orën 10:00.

Policia te 28 Nentori Prishtine

!2:42

Testi ka përfunduar në gjimnazet “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit dhe “Skënderbeu” të Kaçanikut.

12:35

Një nxënës është larguar nga policia në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik.

Ky nxënës sipas monitoruesit të KALLXO.com pasi përfundoi testin, e dorëzoi atë dhe doli nga ambientet e shkollës u kthye pas 10 minutash duke tentuar të hyjë në klasën ku kreu testimin me pretekstin e kërkimit të telefonit.

Kryesuesi i qendrës së testimit në “Skënderbeu” pastaj i kërkoi policit të pranishëm në oborr të këtij gjimnazi që ta nxirrte jashtë shkollës maturantin.

12:33

Në Shkollën “Ahmet Delia” të Skenderajt përfundoi testi, ndërsa këtij testimi aty iu nënshtruan 79 nxënës.

12:27

Zyrtarisht testi i maturës ka përfunduar edhe në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë dhe në shkollën “Ulpiana” në Lipjan.

12:18

Testi i maturës ka përfunduar edhe në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Administruesit i kanë dorëzuar testet.

Prizren

12:08

Në shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq ka përfunduar zyrtarisht pjesa e dytë e afatit të dytë të testit të maturës.

11:54

Vetëm dy nxënëse janë duke e vazhduar ende testin në “Abdyl Frashëri” të Prizenit.

11:53

Teksti ka përfunduar në shumicën e klasave të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori”. Në përgjithësi gjatë testit në këtë shkollë është mbajtur qetësi dhe nuk ka pasur zhurmë.

11:33

Në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovice ku po zhvillohet testi për nxënësit e gjimnazit, mjekësisë dhe teknikës, disa klasë e kanë përfunduar testin.

testi5

11:29

Në shkollën “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit një klasë e ka përfunduar testin. Në shkollën “Avdyl Frashëri” në Prizren, testin e kanë përfunduar maturantët e komunitetit turk ndërsa ata boshnjakë janë ende në test. Ndërsa në shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq, nga 6 klasë, katër prej tyre e kanë përfunduar testin.

testi4

11:21

Si edhe të shtunën e kaluar, edhe në ditën e sotme, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe drejtori i arsimit në këtë komunë Agim Spahiu vizituan Shkollën “Ismajl Dumoshi”.

Xhafer

11:15

Dy klasë në shkollën “Mithat Frashëri” në Gurrakoc të Istogut ka përfunduar testin e maturës.

11:14

Në një klasë në “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit testi ka përfunduar plotësisht në orën 11:13 minuta.

14193653_10208376271462921_2016309104_n

11:06

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka vizituar Gjimnazin “Frang Bardhi”. Të shtunën e kaluar gjatë testit të maturës Shkollën “Ismajl Dumoshi” e vizitoi kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi.

14215803_10153691905850163_995302827_o

11:02

Në Shkollën “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit përsëri është ndërprerë rryma, për të pamundësuar kopjimin e mundshëm. Rryma në këtë shkollë ishte ndërprerë edhe të shtunën e kaluar kur u zhvillua pjesa e parë e afatit të dytë të testit të maturës.

11:01

Në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan procesi i testimit po zhvillohet normalisht.

Administruesit që kanë munguar janë zëvendësuar me kohë.

10:59

Disa nxënës që iu nënshtruan testit të maturës në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” dhe “Frang Bardhi” në Mitrovicë tashmë e kanë përfunduar testin.

10:57

Në Shkollën “Anton Çetta” të Skenderajt testit i janë nënshtruar më pak se gjysma e kandidatëve. Aty duhej të testoheshin 264 nxënës, ndërsa kanë ardhur në testim vetëm 123.

10:55

Në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan në ora 10:36 ka filluar testi në të gjitha klasat.

10:53

Në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë administratorët nuk ua kanë marrë nxënësve telefonat, ndërsa në Shkollën “Ismajl Dumoshi” në Obiliq nga gjashtë klasë në të cilat po zhvillohet testi, telefonat u janë marrë vetëm nxënësve të dy klasave.

10:49

Raportuesi i KALLXO.com nga Deçani njofton se në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në këtë komunë nuk ka asnjë monitorues nga Ministria e Arsimit.

10:48

Në Shkollën “Mit’hat Frashëri” të Gurrakocit të Istogut ka mungesë nxënësish që i janë nështruar testit e tepricë uji të përgatitur për ta.

Nëpër klasë janë nga 7 nxënës dhe 15 shishe uji. Në këtë shkollë testit të maturës është dashur t’i nënshtrohen 261 nxënës, ndërsa vetëm 140 kanë ardhur të testohen.

10:47

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka filluar në të gjitha qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) dhe sipas raporteve të kryetarëve të qendrave testimi i maturantëve ka filluar me kohë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Janë mbi 8.500 maturantë të cilët nuk kanë mundur të arrijnë pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në lëndët profesionale.

Provimi i Maturës është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë vendin, po administrohet nga 600 administrues dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuar nga MAShT.

10:45

Në qendrën e testimit në shkollën “Frang Bardhi”në Mitrovicë, një nxënëse është lejuar të hyjë në test në ora 10:27, d.m.th. 27 minuta pasi ka filluar testi.

10:43

Në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë një polic po lëviz brenda objektit të saj. Edhe gjatë raportimit të KALLXO.com në afatin e parë të testit të maturës policët ishin të pranishëm në këtë shkollë.

Policët mund të hyjnë në objektet shkollore gjatë testit të maturës vetëm nëse ftohen nga drejtori i shkollës, por ky polic sipas monitorueses së KALLXO.com nuk është ftuar të hyjë brenda nga askush.

policet

10:38

Në qendrën e testimit në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan nxënësit vazhdojnë të enden sa në një klasë në tjetrën.

Nxenesit Decan

10:35

Në qendrën e testit të maturës në shkollën e mesme teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan ende nuk ka filluar testi për shkak të mungesës së administruesve.

Këtë e konfirmoi Qazim Maloku, drejtor i DKA-së në Deçan.

Po ashtu, as policët nuk janë prezentë afër shkollës.

Tafil Kasumaj Decan

10:30

Në Kaçanik në Gjimnazin “Skënderbeu” kanë ardhur nga Ministria e Arsimit vetëm teste të grupeve A dhe B, ndërsa zakonisht duhet të jenë teste të ndara në katër grupe: A, B, C dhe D.

10:20

Në mënyrë që të mos anulohet testi pasi që nga Ministria e Arsimit nuk kanë ardhur administrues sa duhet në qendrën e testimit në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan është reduktuar numri i klasave ku duhej të mbahej testi.
Vellezerit Frasheri Decan

10:13

Në Kaçanik në Gjimnazin “Skënderbeu” kanë ardhur nga Ministria e Arsimit vetëm teste të grupeve A dhe B, ndërsa zakonisht duhet të jenë teste të ndara në katër grupe: A, B, C dhe D.

testi

10:11

Në qendrën e testimit në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan ka filluar shpërndarja e testeve dhe hyrja e nxënësve në klasë.

Administruesve e as monitoruesve nuk u janë kërkuar telefonat as kontratat

Në mungesë të administruesve, 2 monitorues e morën rolin e administruesve.

10:10

Në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan janë përzier listat e nxënësve dhe testet e klasave të drejtimit natyror me atë shoqëror, por kur është vërejtur kjo është përmirësuar ky lëshim.

10:06
Në Deçan vërehet mungesë koordinimi.

Edhe pse nxënësit kanë ardhur dhe po presin në oborrin e shkollës “Vëllezërit Frashëri” askush nuk del t’i informojë se çfarë po ndodhë.

Ora 10:00 testi ende nuk ka filluar sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të administruesve.

10:05

Në Skënderaj, sot testit të maturës do t’i nënshtrohen rreth 350 nxënës.

Në shkollën teknike “Anton Çetta”, në test do të hyjnë 280 nxënës përderisa 76 të tjerë nga gjimnazi “Hamzë Jashari” dhe shkolla profesionale “Qendra e Kompetencës” do t’i nënshtrohen testit në shkollën “Ahmet Delia”.

10:04

Në Shkollën “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit testi ka filluar 12 minuta më herët, ndërsa në “Ismajl Dumoshi” të Obiliqit gjithçka është gati për të nisur testi, pasi testet janë shpërndarë.

09:57

Në qendrën e testit të maturës në gjimnazin “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, mungojnë 4 administrues. Po shikohet mundësia e zëvendësimit të tyre.

09:56

Në “Skënderbeu” të Kaçanikut për dallim nga hera e kaluar këtë radhë nxënësit janë të gatshëm për test 15 minuta para kohës, ndërsa kanë edhe shishe me ujë para vetes që nuk i patën herën e kaluar.

09:53

Administratorët në Gjimnazin “Skënderbeu” të Kaçanikut kanë arritur në orën 9 e 20, ndërsa u janë treguar të drejtat dhe obligimet e tyre nga kryetari i qendrës. Administratorët kanë dorëzuar edhe telefonat.

administratoret

09:49

Në disa nga shkollat nxënësit që do t’i nënshtrohen testit po ftohen të hyjnë nëpër klasa. Kjo po ndodh në Shkollën Ismajl Dumoshi në Obiliq, në Gjimnazin “Frang Bardhi në Mitrovicë dhe në “Abdyl Frashëri” të Prizrenit.14249230_1210807965607178_6513938_n

09:43

Në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren, administruesit kanë ardhur me kohë dhe të njëjtëve u janë shpërndarë testet nga përfaqësuesit e DKA-së.

Administruesit i kanë dorëzuar telefonat.

Njëjtë kanë vepruar edhe administruesit në “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Telefonat

09:41

Në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan do të hyjnë në test 160 nxënës. Në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë vërehet një numër i vogël nxënësish që do t’i nënshtrohen testit.

Nxënësit kanë filluar të mblidhen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, në Shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.

14218410_1210803328940975_974685423_n

09:32

Një numër maturantësh që nuk hynë, ose nuk e kaluan afatin e parë të testit të maturës, sot sikurse edhe javën e kaluar e kanë shansin e dytë ta bëjnë këtë.

Ndryshe nga testi i javës së kaluar kur këta maturantë iu nënshtruan provimit për lëndë të përgjithshme, sot ata do të shfaqin njohuritë e tyre për lëndët e drejtimeve përkatëse të cilave u takojnë.

Ministria e Arsimit për testin e javës së kaluar tha se ka shkuar sipas parashikimeve, ndërsa KALLXO.com vërejti probleme të njëjta me ato që shfaqen zakonisht gjatë testeve të tilla.

Më 27 gusht kur vizitoi Shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ministri i Arsimit Arsim Bajrami tha se si duket këtë radhë ndërhyrësit në testin e maturës nga rrjetet sociale, ndodhen në pushim, por KALLXO.com gjatë ditës vërejti përpjekje që pyetjet dhe përgjigjet e testit të rrjedhin si zakonisht në rrjete sociale.

Afati i parë i testit të maturës u zhvillua më 4 e 18 qershor.

KALLXO.com që tre vjet është duke e monitoruar këtë test.

http://kallxo.com/testi-matures-2016-live/

http://kallxo.com/perfundon-testi-i-matures/

Testi i Maturës Minutë pas Minute